Turqia

Të enjten vendimi mbi ekstradimin e puçistëve të arratisur

Gjykata e Lartë sot mbajti seancë, por shpalljen e aktvendimit e anuloi për 26 janar për shkak të mosardhjes së një gjykatësi i cili pësoi aksident rrugor

Ekip  | 23.01.2017 - Përdıtësım : 24.01.2017
Të enjten vendimi mbi ekstradimin e puçistëve të arratisur ( Ayhan Mehmet/AA )

Athinë

ATHINË (AA) – Gjykata e Lartë e Greqisë ka anuluar për të enjten shqiptimin e aktvendimit përfundimtar lidhur me kërkesën për ekstradimin e gjithsej tetë ushtarëve që kanë marrë pjesë në tentativën për grusht shteti në korrik të vitit të kaluar në Turqi, të cilët më pas u arratisën në Greqinë fqinje, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Lartë sot mbajti seancë, por shpalljen e aktvendimit e anuloi për 26 janar për shkak të mosardhjes së një gjykatësi i cili pësoi aksident rrugor.

Bëhet fjalë për tetë ushtarë turq të cilët me helikopter Blackhawk në mbrëmjen e tentimit të grusht shtetit nga Turqia ikën në Greqi.

Për shkak të pjesëmarrjes në tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, prapa të cilit qëndron organizata terroriste FETO, Turqia ka kërkuar ekstradimin e tyre, ndërsa ata mohojnë implikimin dhe kërkojnë azil në Greqi.

Më herët një tjetër gjykatë në shkallën e parë vendosi që tre puçistët e arratisur t’i ekstradohen Turqisë, ndërsa pesë të mbahen në Greqi.

Pas procedurës së ankimimit, rasti u zhvendos në Gjykatën e Lartë në Athinë, aktvendimi i të cilit do të jetë përfundimtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın