Turqia

Vizita e Erdoğanit në Poloni në fokusin e botës së biznesit

"Polonia është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë në Evropën Qendrore dhe se ky shtet ka potencial të rëndësishëm për investime kapitale të huaja si dhe për kompanitë dhe investitorët turq"

16.10.2017 - Përdıtësım : 17.10.2017
Vizita e Erdoğanit në Poloni në fokusin e botës së biznesit Grafikë: Muhammed Ali Yiğit / AA

Ankara

ANKARA (AA) - Bahattin Gönültaş

Vizita që delegacioni i Turqisë i përbërë nga ministra dhe biznesmenë dhe i kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan pritet ta realizojë më 16-17 tetor në Poloni, ekonominë e gjashtë më të madhe të Bashkimit Evropian (BE), pritet t’i japë një intensitet të ri tregtisë dhe investimeve mes dy vendeve.

Polonia, njëri nga shtetet e pakta stabile në kohra krizash të përjetuara nga BE, ka një ekonomi në vlerë prej 500 miliardë dollarësh. Ky vend ka vëllim tregtar prej gjashtë miliardë dollarësh me Turqinë, ndërsa theksohet se është e mundur që ky vëllim së shpejti të arrijë në dhjetë miliardë euro.

Kryetari i Këshillit të Biznesit Turqi-Poloni pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK), Kemal Güleryüz, dha vlerësimet e tij për Anadolu Agency (AA) lidhur me vizitën në fjalë.

Güleryüz thotë se Polonia është partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë në Evropën Qendrore dhe se ky shtet ka potencial të rëndësishëm për investime kapitale të huaja dhe mbështetje investitore nga BE-ja, si dhe për kompanitë dhe investitorët turq.

Sipas tij, vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Polonisë rregullisht ka treguar rritje që nga viti 2000. “Përmes eksportit dhe mbështetjeve investitore me të cilat Ministria jonë e Ekonomisë e ka hapur rrugën për bërje biznes jashtë vendit, besoj se vëllimi tregtar do të rritet në nivele edhe më të lartë në periudhën në vijim”, vlerëson Güleryüz.

Güleryüz thekson se shumica e kompanive turke të vendosura në Poloni veprojnë në sektorin e tekstilit-veshmbathjes, pasurive të patundshme dhe shitjes me pakicë dhe shumicë, duke shtuar se kompanive turke u ofrohen mundësi edhe në projekte ndërtimi banesash, telekomunikim, si dhe ndërtim të nivelit të madh, siç janë hotelet, spitalet dhe qendrat biznesore.

“Përveç kësaj, një pjesë e mbështetjeve financiare të dedikuara për Poloninë nga BE-ja deri në vitin 2020, janë alokuar për resurse njerëzore, zhvillim inovativ teknologjik, ruajtjen e mjedisit dhe modernizimin e bujqësisë. Këto lloje të aktiviteteve të ndryshme inovative dhe zhvillimore përbëjnë mundësi të rëndësishme për kompanitë turke”, shprehet Güleryüz.

Ai thotë se edhe forumi i biznesit që do të organizohet në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Erdoğan në Poloni synon rritjen e marrëdhënieve të tregtisë dhe investimeve dhe forcimin e marrëdhënieve biznesore. “Besoj që ky forum do të jetë një platformë në të cilën do të parashtrohen mundësitë për bashkëpunim ekonomik edhe për përfaqësuesit e biznesit të të dy vendeve dhe i cili do të ofrojë kontribut për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike”, shprehet Güleryüz, duke e theksuar nevojën që të mendohet në afat të gjatë edhe për investimet në Poloni, sukurse në çdo vend tjetër.

“Duhet të ndahet kohë për arritjen e besimit reciprok. Pas arritjes së besimit, është gëzuese të punosh në një shoqëri të sinqertë, punëtore dhe qëllimmirë”, konsideron Güleryüz.

Synimet e Turqisë janë mundësi për Poloninë

Ndërkohë, Bashkëkryetari i Këshillit të Biznesit Poloni-Turqi, Dariusz Oleszczuk, thotë se Turqia është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë, gjë kjo për të cilën thekson se është një mundësi për biznesin polak.

Sipas Oleszczuk, ekspertët janë të mendimit se ekonomia e Turqisë tregon rritje stabile prej të paktën 3-4 pikësh në vit.

“Sot, Turqia zë vend në mesin e 20 ekonomive të para në botë sipas të ardhurave kombëtare dhe synon të jetë në mesin e dhjetë të parave deri në vitin 2023. Ky synim bazohet në rritjen e eksportit dhe bashkëpunimin me partnerët e huaj. Kjo haptazi do të ofrojë mundësi të rëndësishme për kompanitë në Poloni. Tregtia mes Polonisë dhe Turqisë po rritet mjaft shpejt. Ekspertët thonë se tregtia në fjalë është e mundur të arrijë në dhjetë miliardë dollarë në të ardhmen e afërt”, theksoi ai.

Oleszczuk shprehet se Polonia është në krye të destinacioneve më atraktive në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. “Sipas raportit të lehtësimit për bërje biznes, në mesin e vendeve të grupit me të ardhura më të larta brenda Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), Polonia është vendi që ka arritur përmirësimin më të mirë për sa i përket lehtësimeve për bërje biznes që nga viti 2015”, thotë Oleszczuk.

“Mendoj se këto faktorë dhe pozita strategjike e vendit janë faktorë kritikë për cilëndo kompani që kërkon një derë për të arritur në shtetet e BE-së”, shton ai.

Oleszczuk beson se Polonia mund të konkurrojë në sektorin e aviacionit, industrisë së armëve, pjesëve të automobilave, industrisë detare, teknologjisë informative, industrisë kimike dhe fushën e mobiljeve dhe përpunimit ushqimor dhe se ka një rol kryesues në këta sektorë në ekonominë globale. Ai thotë se këta sektorë ofrojnë mundësi afatgjate për kompanitë turke.

Vëllimi i jashtëm tregtar është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit.

Marrëdhëniet tregtare Turqi-Poloni, të cilat para anëtarësimit të vendit në BE në vitin 2004 u formësuan në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të 23 prillit të vitit 1974 dhe Marrëveshjes për Tregti të Lirë të 4 tetorit të vitit 1999, nga kjo kohë janë zhvilluar duke u bazuar në parimin e Unionit Doganor.

Ekonomia e Polonisë, një nga shtetet e pakta stabile në kohra krizash të përjetuara nga BE, ka një vlerë prej 500 miliardë dollarësh, ndërsa vendi ka ekonominë e gjashtë më të madhe brenda BE-së. Me 14 rajone ekonomike private dhe inkurajime të ofruara, vendi ofron mundësi të përshtatshme për kompanitë turke.

Nga viti 2007, Polonia ka tërhequr afër 123 miliardë dollarë investime direkte. Në mesin e shkaqeve kryesore që kapitali i huaj parapëlqen Poloninë, janë anëtarësia në BE dhe pozita në Evropën Qendrore, fuqia punëtore cilësore, prania e shumë sipërmarrjeve të vogla dhe të mëdha që janë të gatshme për bashkëpunim me kompani të mëdha, hulumtimi dhe zhvillimi, ndihmat shtetërore të orientuara në mënyrë të mirë dhe tekno-parqet të gatshme për bashkëpunim me universitetet.

Vendi me afër 40 milionë banorë, ka të ardhura për kokë banori prej 12.500 dollarë. Shkalla e rritjes e Polonisë është mbi tre për qind, kurse ajo e inflacionit mbi një për qind. Ndërkaq, papunësia e vendit është regjistruar nën tetë për qind.

Në prodhimin bruto të brendshëm të Polonisë, sektori i shërbimeve zë vend me 62,9 për qind, sektori industrial me 34,5 për qind, kurse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë me 2,6 për qind.

Vitin e kaluar, Polonia kishte vëllim të jashtëm tregtar prej gjithsej 400 miliardë dollarësh, ndërsa afër gjashtë për qind e këtij vëllimi është realizuar me Turqinë. Vëllimi tregtar mes dy vendeve është dyfishuar në krahasim me shifrat e vitit 2006.

Po ashtu vitin e kaluar, eksportet e Turqisë për në Poloni u rritën për 13,8 për qind në krahasim me një vit më parë, duke arritur në 2,6 miliardë dollarë, ndërsa importet nga Polonia për në Turqi u rritën për nëntë për qind, duke shkuar në 3,2 miliardë dollarë.

Ndërkohë, në nëntë muajt e parë të këtij viti, eksportet e Turqisë për në Poloni kanë u zvogëluan prej një për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke shënuar 1,9 miliardë dollarë, kurse importet nga ky vend u zvogëluan për dhjetë për qind, konkretisht kanë shënuar 2,1 miliardë dollarë.

Në mesin e produkteve kryesore që Turqia eksporton në Poloni janë produktet e tekstilit dhe veshmbathjes së gatshme, mjetet motorike tokësore të transportit, makina dhe aparate, frutat dhe perimet e freskëta, duhani dhe teknika e bardhë. Ndërkaq, Turqia nga ky vend ka importuar mjete motorike tokësore të transportit, qymyrgur, makina, lëndë kimike, kozmetikë, mobilje, ëmbëlsira, etj.

Sipas raportit të Lehtësimit për Bërje Biznes të Bankës Botërore për vitin 2017, Polonia radhitet e 24-ta në mesin e 190 shteteve, ndërsa investimet e Turqisë në periudhën 2002-2016 kanë arritur në 72 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë së Turqisë, tabloja e tregtisë mes Turqisë dhe Polonisë është si në vijim:

VitiEksportiKëmbimiImportiKëmbimiVëllimiBalanci
(Për qind)(Për qind)
20061.060.07827,61.436.58615,42.496.665-376.508
20071.436.40235,51.646.23214,63.082.634-209.829
20081.586.77210,51.977.85220,13.564.623-391.080
20091.321.118-16,71.817.093-8,13.138.211-495.975
20101.504.28013,92.620.95644,24.125.237-1.116.676
20111.758.25216,93.496.18933,45.254.441-1.737.937
20121.853.7005,43.058.078-12,54.911.778-1.204.379
20132.058.85711,13.184.5334,15.243.390-1.125.675
20142.401.68916,73.082.128-3,25.483.817-680.438
20152.329.283-32.977.662-3,45.306.945-648.379
20162.650.89613,83.244.18395.895.079-593.287
2016/9 muaj1.992.226182.346.64174.338.867-354.414
2017/9 muaj1.974.946-12.118.774-104.093.721-143.828
Burimi: Ministria e Ekonomisë
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın