Turqia

Yildirim: Turqia do të mbrojë kufijt e saj

Kryeministri turk Yildirim tha se aleatët e Turqisë duhet të shprehen nëse ata do të veprojnë në përputhje me përgjegjësinë e NATO-s ose do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me banditë

Ali Kemal Akan  | 16.01.2018 - Përdıtësım : 16.01.2018
Yildirim: Turqia do të mbrojë kufijt e saj

Ankara

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim deklaroi se Turqia do të mbrojë kufijt e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

"Kufijtë e NATO-s janë edhe kufijtë jugorë të Turqisë. A organizatat terroriste do të mbrojnë kufijtë e NATO-s? Ne do të mbrojmë kufijtë tanë. Ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë aktivitetet terroriste të drejtuara ndaj vendit tonë. Ne këtë e bëmë edhe në operacionin Mburoja e Eufratit, e nëse është e nevojshme, do ta bëjmë atë në mënyrën më të bukur edhe tani”, tha Yildirim.

Më pas kryeministri turk Yildirim tha se aleatët e Turqisë duhet të shprehen nëse ata do të veprojnë në përputhje me përgjegjësinë e NATO-s ose do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me banditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın