Turqia

Yıldırım: Turqia për investitorët ofron stabilitet dhe siguri të vazhdueshme

"Ne kemi një qeveri e cila i vazhdon pa ndërprerë reformat strukturore, i plotëson pritjet e investitorëve globalë dhe vendorë dhe ofron stabilitet dhe siguri të vazhdueshme”

Fikriye Susam Uyar, Sefa Mutlu, Andaç Hongur  | 27.10.2016 - Përdıtësım : 28.10.2016
Yıldırım: Turqia për investitorët ofron stabilitet dhe siguri të vazhdueshme

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në fjalimin që mbajti në Mbledhjen e Nëntë të Këshillit Konsultativ Turk për Investime në Zyrën e Kryeministrisë në Dolmabahçe, tha se “Duke vepruar me politikat tona të vendosura gjatë krizës globale që filloi në vitin 2009 dhe vazhdon ende, dhe duke u nisur nga fakti se ilaçi i krizës globale janë investimet, punësimi dhe prodhimi, Turqia ka vazhduar rritjen prej 27 tremujorësh, me përjashtim të vitit 2009”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Yıldırım ka deklaruar se rritja nën 3 përqind nuk do të prodhojë punësime shtesë dhe nuk do të mund të realizojë ngritje serioze në ekonomi. “Rritja është në rregull, por ajo duhet të jetë mbi një barazh të caktuar. Duke qenë kështu, ne strukturojmë tërë ekonominë tonë në mënyrë që ta mbajmë rritjen mbi 5 përqind sipas Planit Afatmesëm për vitet e ardhshme. Natyrisht, gjatë kësaj ne nuk heqim dorë nga disiplina financiare”, u shpreh Yıldırım.

“Nuk kishte dallim në tablonë e ekonomisë turke pas puçit” 

“Para tre muajsh e gjysmë përjetuam ngjarje të madhe. Më 15 korrik, Turqia u ballafaqua me një tentativë për grusht shteti. Mund t’ju duket shaka, por ne po flasim për një Turqi e cila pa armë mposhti një tentativë të armatosur për puç”, theksoi Yıldırım. 

Më tej ai ka shtuar se “Atë ditë nuk u zmbraps vetëm grushti i shtetit. Atë ditë, në të njëjtën kohë u mor nën siguri edhe ekonomia turke. Tabloja e ekonomisë pas puçit, nuk kishte aspak dallim nga tablotë që paraqiten pas ngjarjeve globale apo rajonale. Ndryshimet në indekse ngelën shumë të kufizuara dhe as Banka Qendrore nuk kishte nevojë për intervenim në tregje”, u shpreh Yıldırım. 

“Të mos keni as një grimcë hamendjeje sa i përket sigurisë në Turqi” 

Yıldırım tha se siguria është pritja më e madhe për investitorin. “Të mos keni as një grimcë hamendjeje sa i përket sigurisë në Turqi. Turqia në çdo aspekt është shtet më i sigurtë se shumë shtete të botës, i fuqishëm, politikisht stabil dhe inovatore e vazhdueshme. Në këtë drejtim, ne kemi një qeveri e cila i vazhdon pa ndërprerë reformat strukturore, i plotëson pritjet e investitorëve globalë dhe vendorë dhe ofron stabilitet dhe siguri të vazhdueshme”, theksoi kryeministri Yıldırım. 

Duke iu drejtuar afaristëve, kryeministri turk Binali Yıldırım tha: “Ajo që kemi përsipër është t’jua hapim rrugën, të prodhojmë zgjidhje për problemet tuaja dhe t’i largojmë pengesat". 

“Në Turqi, asnjë investitor nuk e shikojmë si të huaj” 

“Dijeni se në Turqi asnjë investitor nuk e shikojmë si të huaj. Ai që investon në këtë shtet, është sipërmarrës i këtij shteti, është firmë e këtij shteti, punon për këtë shtet dhe prodhon për këtë shtet. Duke u nisur nga kjo vetëdije, ju do të përfitoni njëjtë nga të gjitha mundësitë që i kemi ofruar pa bërë asnjë kufizim dhe dallim”, tha Yıldırım. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın