arsim

Ganiu: Për Universitetin “Nënë Tereza” janë destinuar 4 milion e 900 mijë denarë

Zëvendës ministri Ganiu theksoi se para disa ditëve Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndau pëlqimet për 63 vende të punës në Universitetit “Nënë Terezë”, prej të cilave 43 janë për stafin akademik dhe 20 për stafin e administratës

Besar Ademi  | 11.08.2017 - Përdıtësım : 12.08.2017
Ganiu: Për Universitetin “Nënë Tereza” janë destinuar 4 milion e 900 mijë denarë Fotoreporter: Besar Ademi / AA

Shkup

SHKUP (AA) – Zëvendës ministri për Arsim dhe Shkencë i Republikës së Maqedonisë, Visar Ganiu, në inaugurimin e Info-Qendrës pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, deklaroi se për fazën e projektit për ndërtimin e objektit të ri personal të këtij universiteti Qeveria e Maqedonisë ka ndarë rreth 4 milion e 900 mijë denarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtrues i detyrës rektor i Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani, bëri të ditur se procedura për ndërtimin e objektit është duke ecur mirë dhe se deri tani janë përfunduar të gjitha elementet e mundshme të projektit ideor. Ai shtoi se javën tjetër do të jepet edhe konkursi për zgjidhje ideore, në vendin ku ishte i destinuar edhe më parë, në kazermën “Ilinden” në Shkup.

Ndërkaq, zëvendës ministri Ganiu theksoi se para disa ditëve Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndau pëlqimet për 63 vende të punës në Universitetit “Nënë Terezë”, prej të cilave 43 janë për stafin akademik dhe 20 për stafin e administratës.

Ndryshe, Info-Qendra që u inaugurua sot do të jetë vendi ku të gjithë studentët do t’i dorëzojnë dokumenetet për pranim, pasi që regjistrimet e vitit të kaluar akademik në Universitetin “Nënë Tereza” janë kryer në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Shkup.

Pollozhani tha se me hapjen e Info-Qendrës pranë Universitetit “Nënë Tereza” është bërë një hap tjetër drejt konsolidimit të aktiviteteve akademike në universit. Ai njoftoi se në konkursin e hapur për regjistrimin e studentëve në këtë vit akademik janë paraparë 1.500 studentë.

Universiteti “Nënë Tereza” filloi me punë më 27 tetor të vitit 2016, por gjatë themelimit hasi në disa pengesa për shkak të mungesës së kuadrit dhe objektit. Orët akademike, studentët e këtij universiteti i filluan në ndërtesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.