BALLKANI

Haradinaj: Sllovenia meritore që Kosova mori kryesimin e SEECP-së 2019 – 2020

Haradinaj ka deklaruar se "Sllovenia dhe Kosova gëzojnë miqësi tradicionale dhe ndajnë vizionin e përbashkët për stabilitet dhe për vlera evropiane”

Figen Shaban  | 24.04.2018 - Përdıtësım : 25.04.2018
Haradinaj: Sllovenia meritore që Kosova mori kryesimin e SEECP-së 2019 – 2020

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të qëndrimit të tij në Slloveni, ka zhvilluar takim bilateral me homologun e tij slloven, Miro Cerar, në të cilin është theksuar se mbështetja e Sllovenisë për Kosovën në zhvillimin ekonomik, si dhe në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare është e një rëndësie të madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se Haradinaj ka deklaruar se "Sllovenia dhe Kosova gëzojnë miqësi tradicionale dhe ndajnë vizionin e përbashkët për stabilitet dhe për vlera evropiane".

Haradinaj gjatë takimit me homologun slloven theksoi se mbështetja e Sllovenisë për Kosovën, në zhvillim ekonomik, e veçanërisht në anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë është e një rëndësie të madhe.

Duke potencuar se Sllovenia ka qenë dhe vazhdon të jetë partner shumë i rëndësishëm i Kosovës, Haradinaj është shprehur se, “Sllovenia ka luajtur një rol të veçantë që Kosova të marrë kryesimin e SEECP-së për vitin ‎2019-2020. Jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj në nismat rajonale dhe në rrugën tonë euroatlantike. Shtetet tona dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin brenda Bashkimit Evropian”.

Nga ana e tij, thuhet në njoftim, kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, tha se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

“Kosova luan një rol të rëndësishëm në stabilitet dhe paqen në rajon dhe mbështetja e Sllovenisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në rrugën evropiane të Kosovës dhe në përfundimin e bisedimeve me Serbinë”, ka thënë Cerar, duke shprehur mbështetjen edhe në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e vendit.

Në këtë takim bilateral mes kryeministrash, Haradinaj ka folur edhe për të arriturat e vendit në përmirësimin e ambientit ekonomik, në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe punën e Qeverisë së Kosovës drejt përafrimit të vendit me familjen evropiane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın