BALLKANI

IPK shqyrton dyshimet për shkelje eventuale në arrestimin e Gjuriçit

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me arrestimin e Marko Gjuriçit

Sibel Vezaj  | 24.04.2018 - Përdıtësım : 24.04.2018
IPK shqyrton dyshimet për shkelje eventuale në arrestimin e Gjuriçit

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Departamenti i Hetimeve pranë Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka filluar mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me rastin e arrestimit të kreut të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga IPK thuhet se lidhur me operacionin policor të arrestimit të Gjuriç, IPK ka pranuar një ankesë nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Milan Radojeviq nga Lista Serbe, lidhur me disa dyshime për tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve policorë.

“Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se më 26 mars, kreu i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, u arrestua në veri të Mitrovicës, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në një debat për dialogun në Kosovë, përkundër faktit që Ministria e Jashtme e Kosovës nuk kishte dhënë leje për hyrjen e tij në Kosovë.

Pas arrestimit, Policia e Kosovës e dërgoi Gjuriçin në një stacion policor në Prishtinë dhe më pas e largoi nga territori i Republikës së Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın