BALLKANI

Kosovë, shënohet 103-vjetori i Fitores së Çanakkalasë

"Nuk do të harrohen kurrë kontributet e vëllezërve tanë nga Kosova për fitoren e betejës së Çanakkalasë në rrugën për themelimin e republikës sonë", tha Ambasadorja Kılıç

Sibel Vezaj  | 18.03.2018 - Përdıtësım : 19.03.2018
Kosovë, shënohet 103-vjetori i Fitores së Çanakkalasë Foto: Sibel Vezaj / AA

Prizren

PRIZREN (AA) - Me rastin e 18 Marsit, Ditës së Fitores së Çanakkalasë dhe Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve në qytetin e Prizrenit në Kosovë u mbajt program përkujtimor, raporton Anadolu Agency (AA). 

Programi i zhvilluar nën kujdesin e ambasadores së Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe Institutit "Yunus Emre" në Prizren filloi me intonimin e himneve kombëtare të Kosovës dhe të Turqisë.

Në program morën pjesë ambasadorja e Turqisë në Prishtinë Kılıç, zëvendës kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Müferra Şinik, deputeti nga KDTP Fikrim Damka, konsullja e Përgjithshme e Turqisë në Prizren Eylem Altunya, komandanti i KFOR-it Turk në Kosovë, koloneli Cem Sinan Barım, kryetari i Komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniç, drejtori i Institutit "Yunus Emre" në Prishtinë Mehmet Ülker, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, Hasan Burak Ceran, si dhe përfaqësues të shumtë të shoqatave dhe të institucioneve, shkrimtarë, poetë e nxënës.

Në fjalimin e saj ambasadorja Kılıç, fitoren e Çanakalasë e cilësoi "si faqen më të shndëritshme të historisë së popullit turk të mbushur me fitore, lavdi dhe nder". Ajo tha se "Fitorja e betejës së Çanakalasë është një pikë kthese e pangjashme edhe në historinë turke dhe në historinë e luftës botërore".

"Nuk do të harrohen kurrë kontributet e vëllezërve tanë nga Kosova për fitoren e betejës së Çanakkalasë në rrugën për themelimin e republikës sonë", theksoi Kılıç. 

"Beteja e Çanakalasë e cila është shkruar me shkronja të arta në faqet e historisë mbart kujtimin e shenjtë të qindra vëllezërve tanë nga Kosova që kanë derdhur gjakun në mënyrë heroike në Çanakkala dhe të cilët kanë dhënë mbështetje për vëllezërit e tyre në Anadoll. Në vitin 1915, në kohën kur Ballkani u largua nga Shteti Osman, turqit, kosovarët, boshnjakët, goranët dhe shqiptarët morën pjesë në luftërat e Çanakkalasë për të mbështetur vëllezërit e tyre në Anadoll, dhe duke u bërë martirë dhe veteranë ata u bënë një manifestim i miqësisë në historinë mes Kosovës dhe Turqisë", tha Kılıç.

Ndërsa zv.kryetarja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Şinik tha se "Fitorja e Çanakkalasë, 18 marsi e cila është një nga ditët më të rëndësishme të historisë dhe popullit turk, është model i besimit se çdo pjesë e territorit të adheut është e shenjtë".

"Turk nuk është vetëm emri i një populli, por është emri i një mënyre jetese dhe i një kulture", tha Şinik duke shtuar se "Turk është emri i një qytetërimi i cili përfshin brenda saj turq, shqiptarë, boshnjakë, arabë, turkmenë, çerkezë të cilët gjokset e tyre me besim i kanë vendosur në mbrojtjen e atdheut duke lënë pas të dashurit e tyre në Prizren, Shkup, Sarajevë, Kardzhali, Damask, Rakka dhe Kerkuk".

Programi vazhdoi me poezi dhe shkrime në të cilat autorët turq, shqiptarë dhe boshnjakë kanë shprehur ndjenjat dhe mendimet e tyre për Çanakkalanë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.