BALLKANI

Mali i Zi, për herë të parë një grua kandidate për postin e presidentit

Ne duhet ta forcojmë Malin e Zi dhe ta përshpejtojmë rrugën e tij drejt integrimit në BE, tha mes tjerash Vuksanoviç

Adel Omeragic  | 22.03.2018 - Përdıtësım : 22.03.2018
Mali i Zi, për herë të parë një grua kandidate për postin e presidentit Adel Omeragic/AA

Podgoricë

PODGORICË (AA) - Draginja Vuksanoviç nga Partia Socialdemokratike e Malit të Zi (SDP), ka dorëzuar sot kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale në këtë vend, që pritet të mbahen më 15 prill, me çka është bërë gruaja e parë e cila do të sfidojë postin e kreut të shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Draginja Vuksanoviç, ështe bërë gruaja e parë kandidate në Mal të Zi, që kur vendi ka vendosur sistemin shumpartiak, meqë sot së bashku me bashkëpartiakët e saj, dorëzoi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve rreth nëntë mijë nënshkrime.

"Sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e Malit të Zi. Faleminderoj të gjithë që mbështetën kandidaturën time. Ne duhet ta forcojmë Malin e Zi dhe ta përshpejtojmë rrugën e tij drejt integrimit në BE”, tha mes tjerash Vuksanoviç.

Ajo tha se nuk do të heqë kandidaturën e saj, pavarësisht disa zërave që thonë se duhet tërhequr për të mirën e opozitës.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen më 15 prill, ndërsa kandidaturat mund të dorëzohen deri më datën 26 mars.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.