BALLKANI

Mogherini: Maqedonia duhet të mbetet në rrugën e BE-së

"Për të ardhmen nevojitet më shumë unitet dhe angazhim, duke shtuar se këto janë rezultate të përbashkëta edhe për Qeverinë edhe për opozitën, të cilat kanë përgjegjësi që t’i bashkojnë forcat për hapat e ardhshëm"

Ivana Ramadanova  | 19.04.2018 - Përdıtësım : 20.04.2018
Mogherini: Maqedonia duhet të mbetet në rrugën e BE-së Ivana Ramadanova/AA

Shkup

SHKUP (АА) – Maqedonia duhet qartazi ta ketë para vetes rrugën që e trasoi periudhën e kaluar, porositi shefja e Politikës së Jashtme të Bshkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, në fjalimin e saj të sotëm para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jini krenar ndaj rekomandimit pozitiv dhe që u kthyet në rrugën që duhet të jeni. Mos harroni si ndërtohet uniteti, veçmas pas krizës politike që tani është e tejkaluar. Shoh një komb me vetëbesim të madh, shoqëri të bashkuar multietnike e cila dëshiron të jetë pjesë e BE-së”, tha Mogherini.

Ajo theksoi se për të ardhmen nevojitet më shumë unitet dhe angazhim, duke shtuar se këto janë rezultate të përbashkëta edhe për Qeverinë edhe për opozitën, të cilat kanë përgjegjësi që t’i bashkojnë forcat për hapat e ardhshëm.

Mogherini shprehu bindjen se bisedimet me Greqinë do të sjellin deri te zgjidhja, që do t’i përmbush të dyja palët dhe se kjo do të shndërrohet në bazë për bashkimin e ardhshëm në kontinentin evropian, duke bërë thirrje që Maqedonia të lëviz shpejtë drejt BE-së dhe të investojë në unitetin, institucionet demokratike dhe në rininë, në aspiratat dhe dëshirat e tyre që të përfshihen në BE.

“Koha është të fillojmë të vrapojmë bashkë, njëri me tjetrin, së bashku me fqinjët tuaj jam e bindur se do të shkoni shumë larg”, porositi Mogherini.

Në fjalimin e saj, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, theksoi edhe se arritja më e madh është në reformat, që është shenja më e mirë e pjekurisë së institucioneve demokratike, duke shtuar se nuk bëhet fjalë vetëm për reforma të brendshme, por edhe reforma në marrëdhëniet me fqinjët dhe dinamikën rajonale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın