BALLKANI

Presidenti Thaçi fton kompanitë franceze të investojnë në Kosovë

"Jemi mirënjohës që kompanitë nga Franca kanë qenë ndër investitorët e parë në Kosovë. Por, dëshirojmë që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më shumë, sidomos në ekonomi", tha presidenti Thaçi

Figen Shaban  | 16.03.2018 - Përdıtësım : 16.03.2018
Presidenti Thaçi fton kompanitë franceze të investojnë në Kosovë Burimi: Zyra e Presidentit

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë “MEDEF International” në Paris, me ç'rast ka ftuar kompanitë e Francës që t’i shikojnë mundësitë për të bashkëpunuar sa më shumë në fushën e ekonomisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Zyra e Presidentit thuhet se Presidenti Thaçi gjatë takimit ka thënë se Kosova si shtet i ri, me popullatën më të re në Evropë, është e etur për dije, punë, zhvillim dhe prosperitet, duke paraqitur një potencial të madh për investime.

Presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për shtetin francez, që ka përkrahur Kosovën në ndërtimin e paqes, në ndërtimin e shtetit dhe tash na përkrahin në ndërtimin e një të ardhme evropiane.

“Jemi mirënjohës që kompanitë nga Franca kanë qenë ndër investitorët e parë në Kosovë. Por, dëshirojmë që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më shumë, sidomos në ekonomi”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se në Kosovë janë bërë reforma në të gjithë sektorët e jetës dhe konfirmimi më i mirë i këtyre të arriturave është nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit me Bashkimin Evropian, por edhe marrja e statusit të vendit kandidat për fondet e MCC-së të Kongresit Amerikan.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe më gjerë, me kontinentin dhe me portet më të mëdha, duke shtuar tutje se është rritur vazhdimisht edhe prodhimi vendor dhe cilësia e prodhimeve.

“Kemi vazhduar të hapim shkolla e universitete që të përgatisim fuqi punëtore, që të jetë konkurrente në Evropë. Sot shohim kompani evropiane e botërore që kanë ardhur në Kosovë dhe po i shfrytëzojnë këto kapacitete e këto potenciale të Kosovës”, ka thënë ai.

Në njoftim poashtu bëhet e ditur se Thaçi ka thënë se Kosova është një vend që ka mbyllur kapitullin e luftës dhe e ka vendin në NATO dhe në Bashkim Evropian.







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın