BALLKANI

"Përshkuam gjysmën e urës, pjesa tjetër i ngelet Maqedonisë"

"Ne kemi përshkuar gjysmën e urës. Tashmë pjesën tjetër duhet ta marrë pala tjetër", tha zëdhënësi i qeverisë greke

Furkan Naci Top  | 25.04.2018 - Përdıtësım : 26.04.2018
"Përshkuam gjysmën e urës, pjesa tjetër i ngelet Maqedonisë"

Athinë

ATHINË (AA) - Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, në lidhje me "çështjen e emrit" për të cilën shteti i tij është duke i vazhduar negociatat me Maqedoninë, tha se Greqia ka "përshkuar gjysmën e urës" dhe se pjesa e ngelur duhet marrë nga Maqedonia, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në brifingun javor për media në lidhje me negociatat, Tzanakopoulos tha se Greqia në mënyrë të qartë ka vënë në pah kushtet e saj për çështjen e emrit, e cila, siç tha ai, është duke zgjatur një çerek shekulli. Ai tha se këto kushte janë "një emër i ri gjithëpërfshirës që mund të përdoret edhe brenda edhe jashtë vendit" dhe "ndryshimi i neneve kushtetuese të cilat sinjalizojnë ambicie territoriale".

Ai theksoi se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, sot në Vjenë është takuar me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, dhe Ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara (OKB), Matthew Nimetz.

"Ne kemi përshkuar gjysmën e urës. Tashmë pjesën tjetër duhet ta marrë pala tjetër", tha zëdhënësi i qeverisë greke.

Ndryshe, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, dje theksoi se është optimist për një zgjidhje brenda dy javësh.

Ndërkaq, Ministria e Jashmte greke deklaratat e Hahn i ka cilësuar si "të pavend" dhe "imazh i gabuar", ndërsa atë e ka fajësuar për "minimin" e negociatave.

Në negociatat mes dy vendeve ende nuk është arritur avancim në disa pika themelore, megjithëse janë ndërmarrë hapa për zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth emrit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.