BALLKANI

Thaçi reagon për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

"Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre. Demarkacioni duhet të kaloj sot"

Figen Shaban  | 21.03.2018 - Përdıtësım : 21.03.2018
Thaçi reagon për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për situatën e krijuar sot nga opozita me gaz lotsjellës në seancën parlamentare ku pritej të votohej projektligji për shënimin e kufirit me Malin e Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Thaçi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale ka shkruar se "Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot".

Ai ka thënë se qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie presin ratifikimin e demarkacionit, që nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

"Mjaft kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullnet i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar", thuhet në postimin e Thaçit.

Kujtojmë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje sërish hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të mos votohet Demarkacioni me Malin e Zi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın