Furkan Abdula
05 Tetor 2021•Përditësim: 05 Tetor 2021
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, filloi vizitën zyrtare dyditore në fqinjin jugor Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga zyra e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski u prit sot para Pallatit Presidencial në Athinë, me një ceremoni zyrtare me nderime shtetërore dhe ushtarake, nga Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou.
Me këtë pritje, filloi vizita zyrtare dyditore e presidentit Pendarovski në Greqi.
"Presidenti Pendarovski pati një takim tet-a-tet me presidenten Sakelaropulus", thuhet në deklaratë.
Theksohet se më parë, Pendarovski vendosi një kurorë para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në hapësirën para parlamentit grek.