BALLKANI

Fronti evropian bën "rojën e gjuhës" para Gjykatës Kushtetuese në Shkup

Anëtarët dhe simpatizantët e opozitës planifikojnë të qëndrojnë këtu deri të mërkurën, kur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të diskutojnë për Ligjin për Gjuhët

Abdula Berisha  | 09.12.2024 - Përdıtësım : 10.12.2024
Fronti evropian bën "rojën e gjuhës" para Gjykatës Kushtetuese në Shkup Foto: Abdula Berisha / AA

Shkup

Fronti Evropian, i udhëhequr nga partia opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dje ka nisur "roje për gjuhën" duke vendosur një tendë para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese në Shkup, raporton Anadolu.

Anëtarët dhe simpatizantët e opozitës planifikojnë të qëndrojnë këtu deri të mërkurën, kur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të diskutojnë për Ligjin për Gjuhët.

Ligji për Gjuhët para disa vitesh është kontestuar para Gjykatës Kushtetuese me gjithsej 12 iniciativa dhe anëtarët e Frontit Evropian dyshojnë se tani është duke u përgatitur shfuqizimi i këtij ligji dhe sipas tyre, me këtë është duke u shkatërruar edhe Marrëveshja e Ohrit.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, theksoi sot se kjo nuk është vetëm mbrojtje e gjuhës, por "mbrojtje e një shteti multietnik; demokraci funksionale, evropiane dhe multietnike", duke shtuar se kjo nuk është kauzë vetëm për shqiptarët.

Ai akuzoi Gjykatën Kushtetuese se po zbaton një program partiak, duke shtuar se qeveria shpërdoron emocionet etnike për të fituar pikë politike.

Osmani theksoi se protestat do të jenë paqësore dhe se qëllimi është sensibilizimi për pasojat e vendimit të mundshëm për shfuqizimin e Ligjit për Gjuhët.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha dje se opozita keqpërdor çështjen e bashkësive etnike.

"Kërkoj nga të gjithë qytetarët, edhe maqedonasit edhe shqiptarët dhe të gjithë të jenë të qetë", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın