Agim Sulaj
30 Shtator 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur në 48 orët e fundit në Kosovë, duke bërë që numri i të vdekurve të mbetet 625, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 46 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.620.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 580 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti deri më tani janë testuar gjithsej 67.874 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 62 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 13.554 raste. Numri i rasteve aktive me këtë virus aktualisht është 1.441.