BALLKANI

Shqipëri, drejtues të institucioneve turke takohen me të diplomuarit shqiptarë në Türkiye

Në një njoftim nga Shoqata e të Diplomuarve në Türkiye e Shqipërisë (TUMED), thuhet se takimi është organizuar në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh midis dy kombeve, shqiptar dhe turk

Fatjon Cuka  | 11.07.2024 - Përdıtësım : 12.07.2024
Shqipëri, drejtues të institucioneve turke takohen me të diplomuarit shqiptarë në Türkiye

Tiranë

Shoqata e të Diplomuarve në Türkiye e Shqipërisë (TUMED), ka organizuar një takim me të diplomuarit shqiptarë në Türkiye, me pjesëmarrjen e ambasadorit turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe drejtuesve të institucioneve të ndryshme turke në Shqipëri, transmeton Anadolu.

Përveç ambasadorit Atay, në takimin e realizuar në ambientet e një hoteli në Tiranë ishin të pranishëm edhe drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, rektori i Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT), Ali Güneş, kryetari i Shoqatës së të Diplomuarve në Türkiye të Shqipërisë (TUMED), Egert Haxhiu dhe të ftuar të tjerë.

Në një njoftim nga TUMED thuhet se takimi është organizuar në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh midis dy kombeve, shqiptar dhe turk, ndërkohë takimin e ka përshëndetur ambasadori turk.

Gjithashtu theksohet se nga viti 2018, me mbështetjen e Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), "ne kemi bashkuar fuqitë tona në shumë aktivitete dhe kemi kontribuar në iniciativa të rëndësishme".

"Na bën krenarë dhe na jep fuqi fakti që të diplomuarit tanë shquhen në fusha të ndryshme profesionale, përfshirë kulturën, politikën, tregtinë dhe arsimin. Kontributet tuaja, duke u kthyer në atdhe nga Türkiye pas përfundimit të studimeve, na japin më shumë besim", thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të diplomuarit shqiptarë në Türkiye janë shpresa e së nesërmes dhe do të vazhdojnë të jenë shembull për brezat e ardhshëm.

Takimin e ka përshëndetur edhe kryetari i TUMED, Egert Haxhiu, ndërkohë u zhvillua dhe një bashkëbisedim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın