BALLKANI

Takimi Erdoğan-Rama: "Türkiye dhe Shqipëria do të vazhdojnë t'i forcojnë lidhjet në të gjitha fushat"

Recep Tayyip Erdoğan dhe Edi Rama u takuan në New York në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Diyar Güldoğan  | 23.09.2024 - Përdıtësım : 24.09.2024
Takimi Erdoğan-Rama: "Türkiye dhe Shqipëria do të vazhdojnë t'i forcojnë lidhjet në të gjitha fushat" Foto: Presidenca turke

Washington

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë takimit të tyre në New York diskutuan të dielën lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Takimi me dyer të mbyllura në Turkevi (Shtëpia Turke), qendrën diplomatike turke në New York, u realizua në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA) në metropolin amerikan.

Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes.

Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.

Ai ka deklaruar se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın