Bota

9 palestinezë të tjerë vriten nga Izraeli në Gaza, totali rritet në të paktën 41.595 që nga tetori i kaluar

Sulmi izraelit ka shkaktuar zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit palestinez mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve

Ikrame Imane Kouachi  | 29.09.2024 - Përdıtësım : 29.09.2024
9 palestinezë të tjerë vriten nga Izraeli në Gaza, totali rritet në të paktën 41.595 që nga tetori i kaluar Foto: Abed Rahim Khatib/AA

Ankara

Ushtria izraelite ka vrarë nëntë palestinezë të tjerë në sulmet ndaj Rripit të Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në të paktën 41,595 që nga 7 tetori i vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se gjithashtu rreth 96.250 palestinezë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të vazhdueshme izraelite.

“Forcat izraelite vranë nëntë persona dhe plagosën 41 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria.

Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale në Rripin e Gazës pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Sulmi izraelit ka shkaktuar zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit palestinez mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Për veprimet e tij në Rripin e Gazës, Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.