Bota

Abbas: Nuk do të lejojmë askë të zhvendosë ambasadën në Kuds

"Administrata palestineze nuk do të lejojë as presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe as presidentin e cilitdo shtet tjetër të thotë se 'Kudsi është kryeqyteti i Izraelit'", ka thënë presidenti palesitnez Mahmud Abbas

Hamza Rezzoug, Gülşen Topçu  | 22.04.2018 - Përdıtësım : 23.04.2018
Abbas: Nuk do të lejojmë askë të zhvendosë ambasadën në Kuds

Ramallah

RAMALLAH (AA) - Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka thënë se asnjë shteti nuk do t'i lejojë që t'i zhvendosin ambasadat e tyre në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Administrata palestineze nuk do të lejojë as presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe as presidentin e cilitdo shtet tjetër të thotë se 'Kudsi është kryeqyteti i Izraelit'. Autoritetet palestineze do të luftojnë kundër vendimit të Trump dhe nuk do të lejojnë asnjë shtet të zhvendosë ambasadën në Kuds derisa nuk zhgjidhet çështja izraelito-palestineze", tha Abbas në pritjen që u bëri një delegacioni të mjekëve arab në Ramallah, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Abbasi shtoi se zgjidhja mund të arrihet në një mënyrë që Kudsi Lindor t'i jepet Palestinës dhe Kudsi Perëndimor Izraelit.

"Kudsi Lindor është djepi i Islamit, Krishterimit dhe Judaizmit. Besimtarët, pjesëtarët e këtyre feve, mund të vijnë lirshëm këtu dhe të kryejnë ritualet e tyre, sepse ne që në fillim kemi thënë se Kudsi Lindor është kryeqyteti i vendit tonë dhe është i hapur për të gjitha besimet", ka thënë Abbas.

Më 6 dhjetor 2017, presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Kudsin si kryeqytet të izraelit. Departamenti i Shtetit paralajmëroi më pas se në maj të këtij viti ambasada e SHBA-së nga Tel Avivi do të zhvendoset në Kuds.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın