Saadet Firdevs Aparı
16 Qershor 2023•Përditësim: 18 Qershor 2023
Ylli amerikan i Hollywood-it, Al Pacino, në moshën 83-vjeçare përjetoi gëzimin e të bërit baba për herë të katërt, transmeton Anadolu.
Al Pacino e quajti djalin e tij "Roman" me të dashurën e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah. Detajet se kur dhe ku ka lindur foshnja nuk janë bërë të ditur.
Al Pacino u takua me Alfallah, e cila punon si producente në xhirimet e filmit, vitin e kaluar. Aktori ka tre fëmijë të rritur, Julie Marie 33-vjeçare dhe binjakët Anton James dhe Olivia Rose 22-vjeçare.
Miku i Al Pacinos, Robert De Niro, me të cilin luajti në disa filma, ishte gjithashtu në lajme së fundmi për shkak të fëmijës së tij të 7-të të sapolindur.
Thuhet se aktori i njohur 79-vjeçar De Niro ka një fëmijë me të dashurën e tij Tiffany Chen, të cilën e ka njohur në filmin "The Intern" në vitin 2015.