Emel Öz Gözellik
29 Nëntor 2019•Përditësim: 02 Dhjetor 2019
Një grup i përbërë prej avokatëve dhe ish-ministrave ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale të nisë një hetim kundër presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro për mbrojtje joadekuate të pyjeve të Amazonës, raporton Anadolu Agency (AA).
Avokatët, ish-ministrat, aktivistët dhe filozofët i kanë kërkuar gjykatës të fillojë një hetim kundër Bolsonaros edhe për shkeljen e të drejtave të indigjenëve, mbrojtjen joadekuate të pyjeve të shiut të Amazonës dhe vendeve ku banojnë vendasit.
Profesori i drejtësisë në Universitetin Fundacao Getulio Vargas në Sao Paolo, Eloisa Machado de Almeida pretendon se administrata e Bolsonaros është përgjegjëse për "sulme të gjera dhe sistematike" ndaj fiseve indigjene.
Në dokumentet dërguara GJNP-së theksohen 33 komente dhe veprime të Bolsonaros.