Çeki, presidenti do të vendosë veto ndaj ligjit për martesat mes të njëjtës gjini
“Dua tua bëjë me dije se nëse vërtet pranoj një ligj të tillë për të firmosur, do të vendos veton ndaj tij”, ka thënë Millosh Zeman
Pragë
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman tha të martën se do të vendos veto ndaj çfarëdo legjislacioni të miratuar nga parlamenti në lidhje me martesat e të njëjtës gjini, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një konference për media në kryeqytetin Pragë, ai vuri në dukje se një projekt-ligj për këtë çështje është dorëzuar në parlament.
"Dua tua bëjë me dije se nëse vërtet pranoj një ligj të tillë për të firmosur, do të vendos veton ndaj tij", tha Zeman duke shtuar se tashmë ka bashkime civile për çiftet e të njëjtës gjini në vend.
“Por, një familje është një bashkim midis një burri dhe një gruaje. Pikë”, theksoi ai.
Kristian-Demokratët e koalicionit qeveritar pesë-partiak dhe partia opozitare Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë janë fuqishëm kundër çdo legalizimi të martesave të të njëjtës gjini në vend.