Yusuf Özcan
05 Dhjetor 2021•Përditësim: 05 Dhjetor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 51 mijë raste të reja me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 51.624 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 7.875.012 ndërsa me 49 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 119.506.
Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka arritur në 6.3 për qind.
Në 7 ditët e fundit numri mesatar i rasteve ditore ka arritur në 40.944.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 11.340 persona, prej të cilëve 2.037 në kujdesin intensiv, ndërkohë që kjo shifër është rritur 40 për qind në javën e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 arrin në 52.083.228 ndërsa 51 milionë 870 mijë të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Po ashtu 9.822.849 persona kanë marrë dozën e tretë dhe në këtë mënyrë është vaksinuar plotësisht 75.6 për qind e popullatës së vendit.