Bota

Gaza, 19 dëshmorë që nga vendimi i SHBA-ve për Kudsin

19 palestinezë (prej tyre 3 fëmijë) kanë rënë dëshmorë që nga dhjetori i vitit të kaluar kur presidenti amerikan Trump shpalli vendimin për njohjen e Kudsit si "kryeqytet të Izraelit"

Nour Mahd Ali Abu Aisha, Hacer Başer  | 11.03.2018 - Përdıtësım : 12.03.2018
Gaza, 19 dëshmorë që nga vendimi i SHBA-ve për Kudsin

Gaza

GAZA (AA) – Të paktën 19 palestinezë (prej tyre 3 fëmijë) kanë rënë dëshmorë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar kur presidenti i SHBA-ve Donald Trump shpalli vendimin për njohjen e Kudsit si "kryeqytet të Izraelit", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Palestinës thuhet se 19 palestinezë, nga të cilët 3 fëmijë kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrjet e ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve të cilët mblidheshin në kufirin e Gazës për të protestuar ndaj këtij vendimi. Si pasojë e kësaj 1.083 persona janë plagosur.

Në deklaratë thuhet se 238 nga të plagosurit janë fëmijë ndërsa 18 gra.

Që nga 6 dhjetori i vitit 2017, kur presidenti amerikan Trump njoftoi se ka njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, në vende të ndryshme të Bregut Perëndimor, duke filluar nga Kudsi Lindor si dhe në kufirin e Gazës mbahen protesta të ndryshme.

Ushtria izraelite ndaj protestuesve ndërhyn me gaz lotsjellës, plumba gome ndërsa kohë pas kohe edhe me plumba të vërtetë.







Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın