Ekip
20 Korrik 2020•Përditësim: 21 Korrik 2020
Infermierët në Izrael kanë hyrë në grevë në shenjë proteste për kushtet e tyre të punës dhe presionin e punës për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbetet e paqartë nëse greva do të zgjasë për një ditë ose më shumë.
Përpjekjet për të arritur marrëveshje midis shoqatës së infermierëve dhe Ministrisë së Financave të Izraelit mbi kërkesat e infermierëve kanë dështuar.
Të dielën, Ministria izraelite e Shëndetësisë tha se 813 infermierë janë karantinuar mbi dyshimin se kanë qenë në kontakt me pacientë me koronavirus.
Shoqata e infermierëve ankohet se asnjë infermier tjetër nuk është rekrutuar pavarësisht presionit të punës në dritën e shpërthimit të koronavirusit.
Ilana Cohen, drejtuese e shoqatës izraelite të infermierëve, tha se mungesa e numrit të infermierëve madje ka qenë e përhapur para shpërthimit të virusit, duke fajësuar Ministrinë e Financave për situatën.
Autoritetet shëndetësore izraelite raportuan të hënën 951 infeksione në 24 orët e fundit, duke sjellë rastet në 50.714, përfshirë 409 vdekje.