1 23
10 Gusht 2021•Përditësim: 10 Gusht 2021
Disa persona të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë kryebashkiakun e qytetit Karbala në Irakun jugor, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Guvernatori Abir al-Khafaju u vra derisa ishte në një fushatë inspektimi kundër shkeljeve në rrugët publike", njoftoi guvernatori i qytetit Karbala, Nassif Jassem al-Khattabi.
Ai shtoi se "viktima po punonte ditë e natë për t'i shërbyer komunitetit dhe interesit publik".
Forcat e sigurisë nuk kanë njoftuar asnjë arrestim dhe asnjë palë nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.