Rabia İclal Turan
12 Gusht 2020•Përditësim: 13 Gusht 2020
Një ish-ministër grek i mbrojtjes ka deklaruar se Athina duket se do të mbetet e vetme në mes të tensioneve në Mesdheun Lindor pasi Turqia njoftoi se do të vazhdojë kërkimet sizmike me anijen e saj të shpimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për Greek Mega TV, ish-ministri Evangelos Apostolakis tha se zhvillimet e fundit në rajon janë "jashtëzakonisht serioze dhe kritike".
Duke theksuar se me presion e dobët nga Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA-të asnjë vend nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet ose të angazhohet në luftime me
Turqinë për Greqinë, Apostolakis tha se Ankaraja do të mbetet në rajon derisa të përmbushen kërkesat e saj.
Ai shtoi se një konflikt i mundshëm nuk do të ishte në përputhje me interesat e Athinës dhe Ankarasë.
Vendimi i Turqisë i të hënës për shpalljen e eksplorimeve të reja më Mesdheun Lindor ngriti alarmet në Greqi pasi Athina u përgjigj duke e vënë në gatishmëri marinën.
Anija e shpimit Oruç Reis, së bashku me anijet Ataman dhe Cengiz Han, do të vazhdojnë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor deri më 23 gusht.