Bota

Izraeli kërcënoi Twitter-in me procedurë gjyqësore

Shaked, ndryshe anëtare e partisë ultranacionaliste “Atdheu ynë Izraeli”, përmes profilit të saj Twitter kërcënoi këtë kompani

Esat Fırat  | 20.03.2018 - Përdıtësım : 21.03.2018
Izraeli kërcënoi Twitter-in me procedurë gjyqësore

Kuds

KUDS (AA) – Ministri i Drejtësisë, Ayelet Shaked, ka kërcënuar kompaninë Twitter se Izraeli do të ngre procedurë gjyqësore për shkak të disa porosive të caktuara që janë publikuar në këtë rrjet social, raporton Anadolu Agency (AA).

Shaked, ndryshe anëtare e partisë ultranacionaliste “Atdheu ynë Izraeli”, përmes profilit të saj Twitter kërcënoi këtë kompani.

Ajo shkroi se rrjeti social në fjalë është bërë një platformë përmes së cilës veprojnë organizatat terroriste.

“Organizatat terroriste në vend të Facebook-ut tani janë kthyer në Twitter”, theksoi Sheked.

Ajo rikujtoi për marrëveshjen që autoritetet izraelite më parë e arritën me udhëheqësinë e Facebook lidhur me problemet e ngjashme.

“Facebook pas kërkesës sonë tani rregullisht heq përmbajtjet që lidhen me terrorizmin. Megjithatë, Twitter injoron kërkesat e ngjashme që ua kemi bërë. Andaj kemi ndërmend të ngrisim procedurë gjyqësore kundër tyre”, shkroi ministrja izraelite e Drejtësisë.

Palestinezët pohojnë se udhëheqësia e Facebook pas marrëveshjes me Izraelin ka mbyllur disa profile të caktuara, ndërsa autoritetet izraelite pohojnë se aktivistët palestinezë përmes porosive në rrjetet sociale provokojnë dhe ofendojnë forcat e tyre të armatosura.

Facebook nga viti 2017, pas marrëveshjes që nënshkroi me autoritetet izraelite në vitin 2016, mbylli afër 300 faqe dhe profile të ngjashme që u takonin palestinezëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın