Bota

Kandidati për krydiplomat të SHBA-ve do të vizitojë Izraelin

Gjatë qëndrimit, Pompeo pritet të takojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe një sërë zyrtarësh izraelitë

Ekip  | 26.04.2018 - Përdıtësım : 26.04.2018
Kandidati për krydiplomat të SHBA-ve do të vizitojë Izraelin

Kuds

KUDS (AA) - Mike Pompeo, i cili shpejti pritet të emërohet sekretar amerikan i Shtetit, do të vizitojë Izraelin javën e ardhshme, që do të jetë vizita e tij e parë jashtë shtetit në cilësi të kryediplomatit, raporton Anadolu Agency (AA)

Siç njofton televizioni izraelit “Kanali 10”, Pompeo, ish-shef i CIA-s, javën e ardhshme do të udhëtojë në Izrael, menjëherë pas emërimit të tij në postin e ri.

Gjatë qëndrimit, Pompeo pritet të takojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe një sërë zyrtarësh izraelitë, ndonëse vizita e tij akoma nuk është shpallur zyrtarisht nga administrata amerikane.

Mbetet të shihet nëse Pompeo planifikon të takojë edhe lidershipin palestinez, i cili nga ana e tij ka pezulluar të gjitha kontaktet diplomatike me administratën e SHBA-ve, pasi kjo e fundit njohu Kudsin për kryeqytet të Izraelit.

Në shkurt të vitit 2017, Pompeo në cilësi të shefit të CIA-s, takoi presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në Ramallah të Bregut Perëndimor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın