Berk Kutay Gökmen
25 Dhjetor 2025•Përditësim: 26 Dhjetor 2025
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi të dyshuar të gazit dhe qymyrit në një minierë qymyri në Kinën jugperëndimore, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, aksidenti ndodhi mbrëmë në minierën e qymyrit Daying në qarkun Zhenxiong.
Operacionet e shpëtimit dhe një hetim për shkakun e aksidentit është duke u zhvilluar.