Ekip
17 Nëntor 2022•Përditësim: 18 Nëntor 2022
Koreja e Veriut sot lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër në Detin Lindor, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria koreanojugore zbuloi se raketa u lëshua nga zona Wonsan të provincës Kangwon, duke u thirrur në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë (JSC).
"Ndërsa forcojmë vëzhgimin dhe vigjilencën tonë, ushtria jonë është në gatishmëri të plotë në bashkëpunim me SHBA-në", thekson JSC.
Hera e fundit që Pheniani lëshoi raketa ishte më 9 nëntor.
Tensionet në Gadishullin Korean janë përshkallëzuar më tej pas stërvitjeve të fundit ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së si dhe testeve raketore të Koresë së Veriut.