Bota

Mario Abdo Benitez zgjidhet president i ri i Paraguajit

Presidenti i deritanishëm i Paraguajit, Horacio Cartes, pas tentimit të dështuar që përmes ndryshimeve kushtetuese të qëndrojë në krye të vendit, u detyrua të mjaftohet me hyrjen në Senat

Ayşe Doğru  | 23.04.2018 - Përdıtësım : 24.04.2018
Mario Abdo Benitez zgjidhet president i ri i Paraguajit

Asuncion

ASUNCION (AA) – Kandidati i krahut të djathtë në pushtet, Mario Abdo Benitez, ka rezultuar fitues i zgjedhjeve presidenciale të djeshme në Paraguaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Zgjedhor i Paraguajit shpalli rezultatet paraprake të numërimit të 96 për qind të votave, sipas të cilave Benitez, kandidat i partisë në pushtet Colorado, fitoi 46,5 për qind të votave.

Kandidati i Partisë Liberale të opozitës, Efrain Alegre, fitoi 42,7 për qind të votave.

Presidenti i ri Paraguajit Benitez do të marrë detyrën pas betimit në mes të gushtit të këtij viti. Benitez (46) është djali i ish-sekretarit të posaçëm të diktatorit paraguajan Alfred Stroessner, i cili sundoi shtetin e Amerikës Jugore në periudhën 1954-1989.

Partia e krahut të djathtë, Colorado, është në pushtet në Paraguaj që nga mesi i shekullit të kaluar, me përjashtim të periudhës mes viteve 2008-2013.

Votuesit në Paraguaj dje zgjodhën komitetet e reja në parlamentin dy-dhomësh, si dhe qeveritë lokale.

Presidenti i deritanishëm i Paraguajit, Horacio Cartes, pas tentimit të dështuar që përmes ndryshimeve kushtetuese të qëndrojë në krye të vendit, u detyrua të mjaftohet me hyrjen në Senat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın