Bota

Merkel: Lufta për barazi të gruas doemos duhet të vazhdojë

Kancelarja gjermane Merkel tha se “shumë gra para nesh sakrifikuan dhe luftuan vazhdimisht, që gratë të kenë më shumë të drejta, por ka edhe shumë punë”

Ekip  | 08.03.2018 - Përdıtësım : 08.03.2018
Merkel: Lufta për barazi të gruas doemos duhet të vazhdojë

Berlin

BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel në Ditën Ndërkombëtare të Gruas tha se ndonëse është arritur shumë, lufta për barazi të gruas në Gjermani dhe mbarë botës doemos duhet të vazhdojë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel, për të cilën konsiderohet si një nga gratë më të fuqishme në botë, sot në një video-mesazh tha se “shumë gra para nesh sakrifikuan dhe luftuan vazhdimisht, që gratë të kenë më shumë të drejta, por ka edhe shumë punë”.

Kancelarja shtoi se ekzistojnë “detyra të reja edhe për burrat”, por nuk hyri në detaje.

“Sot nuk është vetëm një ditë që ne duhet të shikojmë se çfarë është arritur, por edhe dita kur duhet të themi se lufta për të drejta të barabarta të grave vazhdon”, tha Merkel.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın