Bota

Ngordh ariu i parë dhe i vetëm polar i lindur në rajon tropikal

Ariu i quajtur Inuka "është vënë në gjumë" për shkak të dhimbjeve dhe problemeve shëndetësore që buruan nga mosha e tij

Adem Şalvarcıoğlu  | 25.04.2018 - Përdıtësım : 26.04.2018
Ngordh ariu i parë dhe i vetëm polar i lindur në rajon tropikal

Ankara

ANKARA (AA) - Në një Kopshtin Zoologjik të Singaporit ka ngordhur ariu i parë dhe i vetëm polar i lindur në një rajon tropikal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Channel News Asia njoftoi se ariu me emrin Inuka ka vuajtur nga probleme të lidhura me moshën dhe është "vënë në gjumë" për të mos ndier dhimbje.

"Nuk donim që Inuka të ndahet prej nesh. Megjithatë, problemet shëndetësore që buronin nga mosha e tij dhe plagët e thella në trupin e tij kishin filluar të ndikonin shumë negativisht në jetin e tij", tha Cheng Wen-Haur, zëvendëskryetari i Fondacionit të Rezervave të Kafshëve të Egra në Singapur.

"Për ne më me rëndësi ishte rehatia e tij. Nëse nuk do ta vënim në gjumë, ai nuk do të kishte jetë të reahtshme", shtoi ai.

Inuka ka lindur në Kopshtin Zoologjik të Singaporit më 26 dhjetor të vitit 1990, duke u bërë ariu i parë dhe i vetëm në botë që ka lindur në një rajon tropikal.

Mesatarisht, ariu polar jeton 30 vite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın