Bota

"OKB nuk mund të dërgojë ndihma në veri të Gazës për shkak të pengesave izraelite"

"OKB-ja nuk është në gjendje të dërgojë asnjë ndihmë humanitare në veri të Gazës, ku rreth 70 mijë njerëz besohet se janë ende atje", tha Sunghay

Muhammet İkbal Arslan  | 29.11.2024 - Përdıtësım : 29.11.2024
"OKB nuk mund të dërgojë ndihma në veri të Gazës për shkak të pengesave izraelite"

Gjenevë

Përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret e pushtuara palestineze, Ajith Sunghay tha se OKB-ja nuk është në gjendje të dërgojë asnjë ndihmë humanitare në veri të Gazës, raporton Anadolu.

Sunghay në konferencën javore për media të Zyrës së OKB-së në Gjenevë tha se sulmet e Izraelit në Gaza kanë vazhduar pandërprerë për 13 muaj. Ai theksoi se ekziston një kërcënim nga uria, sëmundjet dhe vdekjet në rajon.

"OKB-ja nuk është në gjendje të dërgojë asnjë ndihmë humanitare në veri të Gazës, ku rreth 70 mijë njerëz besohet se janë ende atje, për shkak se autoritetet izraelite bllokojnë ose refuzojnë vazhdimisht autokolonat e ndihmave humanitare", tha Sunghay.

Ai tha se nevojat bazë ditore nuk plotësohen dhe se njerëzit po luftojnë për të mbijetuar në një mënyrë të tmerrshme.

"Pashë dhjetëra gra dhe fëmijë që shoshitnin mbeturinat në deponi të mëdha. Është e qartë se sasi të mëdha ndihme humanitare duhet të mbërrijnë dhe nuk po vijnë. Është shumë e rëndësishme që autoritetet izraelite ta bëjnë këtë (lejimin e hyrjes së ndihmave)", tha Sunghay.

Duke theksuar se populli palestinez është i zemëruar dhe i zhgënjyer, Sunghay nënvizoi se njerëzit po përjetojnë dhimbje të pakuptueshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın