Omani vlerëson qëndrimin e Türkiyes ndaj çështjeve globale me të cilat përballet rajoni
“Omani dëshiron të shprehë mbështetjen tonë për qëndrimin e Türkiyes për çështjet ndërkombëtare që shqetësojnë rajonin tonë”, tha Sulltani Haitham, kreu i parë i shtetit të Omanit që vizitoi Türkiyen
Istanbul
Në një vizitë historike në Türkiye, Sulltani i Omanit, Haitham bin Tariq al Said, ka përshëndetur qëndrimin e Türkiyes ndaj çështjeve ndërkombëtare me të cilat përballet rajoni, raporton Anadolu.
“Omani dëshiron të shprehë mbështetjen tonë për qëndrimin e Türkiyes për çështjet ndërkombëtare që shqetësojnë rajonin tonë”, tha Sulltani Haitham, kreu i parë i shtetit të Omanit që vizitoi Türkiyen, në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Duke theksuar se dëshira e përbashkët e të gjithëve është krijimi i një mjedisi të sigurt në rajon, Sulltani i Omanit bëri thirrje për të punuar së bashku për të forcuar bashkëpunimin në rajon.
Ai gjithashtu bëri thirrje për të vazhduar bashkëpunimin për të sjellë në jetë një zgjidhje me dy shtete në Palestinë, duke theksuar nevojën për vendosjen e drejtësisë dhe paqes për të gjithë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.