Eşref Musa,Burak Karacaoğlu
21 Korrik 2019•Përditësim: 22 Korrik 2019
Të paktën 17 civilë, duke përfshirë edhe tre fëmijë, u vranë të dje në sulmet e reja ajrore të regjimit sirian në zonën e de-eskalimit në veriperëndim të Sirisë, thonë burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e regjimit të mbështetura nga avionët luftarakë rusë qëlluan mbi zonat e banuara në qytetet Khan Shaykhun, Sarakib, Kafarruma, Jibala, Maar Shoreen dhe në vendbanime tjera të provincës Idlib, thonë nga agjencia për mbrojtje civile Helmetat e Bardhë.
Sulmet gjithashtu kanë lënë të lënduar 10 persona, ndërsa numri i të vdekurve mund të rritet pasi po vazhdojnë sulmet intensive ajrore në këtë zonë.
Më herët, nga sulmet ajrore ruse në provincën Idlib mbeti i vrarë edhe korrespondenti i AA-së, 22 vjeçari Anas Diab.
- Situata në Idlib
Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.
Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.
Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.
Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.
Mbi 553 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Rusisë dhe Turqisë në muajin shtator.
Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 606 civilë janë vrarë prej të cilëve 157 fëmijë dhe 111 gra nga sulmet e regjimit në Idlib në periudhën nga 26 prilli deri më 12 korrik.