Rahmi Gündüz
14 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Këshilli i Ministrave në Francë, pas sulmeve terroriste që tronditën Parisin u mblodh në një mbledhjet të jashtëzakonshme në rezidencën Elysee, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e kryer pasi presidenti François Hollande shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe mbylli kufijtë, në tryezën e bisedimeve u diskutuan masat urgjente në luftën kundër terrorizmit.
Sipas një deklarate nga rezidenca Elysee mësohet se Këshilli i Ministrave miratoi gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Hollande.
Ndërsa në kuadër të masave të marra u vendos për aktivizimin e 1500 forcave për marrjen e masave të sigurisë. Gjithashtu me vendimin për mbylljen e kufijve u vendos që edhe shëtitjet në fundjavë të shkollave të anulohen.
Ndër të tjera ditën e nesërme shkollat dhe universitetet do të jenë të mbyllura ku dhe janë shtyrë koncertet dhe shfaqet e aktivitetet e tjera. Në kuadër të masave të sigurisë theksohet se personat që mund të vërehen të dyshuar mund të dërgohen direkt në gjykatë, si dhe ndaj personave të dyshuar do të mund të ushtrohen kontrolle në banesat e tyre pa patur një vendim gjykate.
- Prokuroria: 120 të vrarë-
Sipas deklaratës së prokurorisë në dy sulmet të ndryshme me armë dhe në tre sulme me bomba të cilat përgjakën kryeqytetin theksohet se kanë humbur jetën të paktën 120 persona. Ndërsa policia kishte deklaruar se kanë humbur jetën 142 persona ku 100 prej tyre vetëm në sallën e koncerteve. Ndërsa në lidhje me numrin e të plagosurve ka informacione kontradiktore, por theksohet se nëpër spitale janë të paktën 60 persona duke marrë mjekim.
Nga tre sulmet e ndërmarra në afërsi të stadiumit “Stade de France” theksohet se dy prej tyre ishin sulme kamikaze ku dy sulmuesit kanë shpërthyer bombat që kishin mbi trup, si dhe policia ka vrarë tre terroristët e tjerë në sallën e koncertit gjatë shpëtimit të pengjeve..
Gjithashtu edhe partitë politike të cilët kishin nisur fushatat zgjedhore rajonale kanë pezulluar aktivitetet e tyre.
Përveç tre sulmeve me bomba në afërsi të stadiumit “Stade de France”, edhe në zonën 11 në sallën e koncerteve Bataclan dhe në zonën 10 ku sulmuesit hapën zjarr me armë ndaj një restoranti theksohet se janë sulmet që kanë tronditur sot Parisin.