Trump i revokon lejen e sigurisë Bidenit, përmend si arsye “kujtesën e tij të dobët”
Trump tha se Biden “krijoi këtë precedent” në vitin 2021 kur e ndaloi atë të pranonte informime inteligjence që zakonisht u ofroheshin ish-presidentëve

Istanbul
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të premten revokimin e aksesit të Joe Bidenit në informacionet e klasifikuara dhe informimet e përditshme të inteligjencës, duke përmendur si arsye shqetësime për kujtesën e ish-presidentit dhe rreziqe të sigurisë kombëtare, transmeton Anadolu.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se Biden “krijoi këtë precedent” në vitin 2021 kur e ndaloi atë të pranonte informime inteligjence që zakonisht u ofroheshin ish-presidentëve.
Ai iu referua raportit të këshilltarit të posaçëm për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Biden, i cili e përshkruan atë si me “memorie të dobët”.
“Nuk ka nevojë që Joe Biden të vazhdojë të ketë akses në informacione të klasifikuara”, shkroi Trump.
“Unë gjithmonë do të mbroj sigurinë tonë kombëtare – Joe, je i shkarkuar”, shkroi ai.