Bota

Trump: Tillerson nuk është më sekretar shtetëror, e zëvendëson Pompeo

Trump ka shkruar se në vend të Pompeo do të kalojë zëvendësja e tij Gina Haspel, e cila do të jetë edhe gruaja e parë në këtë pozitë

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 13.03.2018 - Përdıtësım : 14.03.2018
Trump: Tillerson nuk është më sekretar shtetëror, e zëvendëson Pompeo

Ankara

WASHINGTON (AA) - Rex Tillerson nuk do të jetë më sekretar shtetëror i SHBA-së, kurse në vend të tij është emëruar ish-Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Mike Pompeo, konfirmoi sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump ka shkruar në Twitter se në vend të Pompeo do të kalojë zëvendësja e tij Gina Haspel, e cila do të jetë edhe gruaja e parë në këtë pozitë.

"Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të bëhet sekretar i ri amerikan i Shtetit. Ai do të bëjë një punë fantastike. Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin tënd, Gina Haspel do të emërohet drejtoreshë e re e CIA-s dhe do të jetë gruaja e parë e zgjedhur në këtë post", shkroi Trump.

- "Vendimin për shkarkimin e Tillerson-it e mora vet"

Donald Trump deklaroi sot në Washington se vendimin për shkarkimin e Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson e ka marrë vet. Presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë u ka thënë se mbi këtë temë me Tillerson ka biseduar tashmë një kohë të gjatë dhe se ai “tani do të jetë shumë i lumtur”.

Siç tha, ata të dy nuk janë pajtuar rreth disa çështjeve kryesore si marrëveshja me Iranin.

“Jemi dakorduar mjaft, por jo edhe rreth disa çështjeve të caktuara. Kur shikoni marrëveshjen me Iranin, mendoj se është i tmerrshëm. Ai ndoshta mendonte se është në rregull. Dëshiroja ose ta shfuqizoj ose të bëj diçka, ndërsa ai ndjente ndryshe, ashtu që nuk mendonim njëjtë”, deklaroi Trump.

Trump lavdëroi energjinë dhe përkushtimin e Sekretarit të ardhshëm të Shtetit Mike Pompeo, i cili me rastin e emërimit të paralajmëruar falënderoi presidentin amerikan për “rastin e ofruar që të shërbejë si drejtor i CIA-s dhe rastit që të shërbejë si Sekretar i Shtetit”.

Një zyrtar i paemëruar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump ka dashur të ketë ekip të ri në prag të bisedimeve me Korenë e Veriut dhe negociatat e ndryshme tregtare.

Tillerson disa orë para publikimit të vendimit të Trump-it është kthyer nga udhëtimi i shkurtuar zyrtar në Afrikë.

- Departamenti Amerikan i Shtetit deklaratë për Tillerson

Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Steve Goldstein duke folur për shkarkimin e sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump, është shprehur se “Sekretari nuk është takuar ende me presidentin dhe nuk e di arsyen (e shkarkimit nga detyra).

Goldstein, i cili e shoqëroi Tillersonin në vizitën e tij në Afrikë, në një deklaratë me shkrim u shpreh se Tillerson dëshironte të qëndronte në këtë detyrë.

“Ai kishte marrëdhënie shumë të mira me homologët dhe ishte i kënaqur me këtë. Ai do të përmallohet për kolegët në Departamentin Amerikan të Shtetit”, tha ai.

Duke shprehur se nuk e di arsyen e shkarkimit të Tillerson, Goldstein tha se “Sekretari nuk është takuar ende me presidentin dhe nuk e di arsyen (e shkarkimit nga detyra), por është i kënaqur që iu dha mundësia e shërbimit. Ai mendon se është e shenjtë që është thirrur në këtë detyrë dhe nuk pendohet”.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump sot ka shkarkuar nga detyra Sekretarin Amerikan të Shtetit Rex Tillerson dhe në vend të tij ka njoftuar se do të emërojë drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Mike Pompeo.

Në një postim në Twitter, Trump ka falenderuar Tillersonin për shërbimet dhe ka bërë të ditur se Pompeo do të bëhet sekretar i ri amerikan i Shtetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın