Burç Eruygur
17 Nëntor 2022•Përditësim: 17 Nëntor 2022
Sirenat e alarmit për sulmet ruse u dëgjuan sot herët në të gjithë Ukrainën, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët lokalë në Telegram u kërkuan banorëve të strehohen ndërsa guvernatori i qytetit Mykolaiv, Vitaly Kim tha se katër raketa kishin shpërthyer në ajër.
"Ukraina tashmë është përballur me sulmet më të rënda të armikut, të cilat nuk rezultuan siç prisnin frikacakët rusë. Ne vazhdojmë të ecim përpara", tha në Telegram, Andriy Jermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
Zyrtari ukrainas Oleksiy Goncharenko njoftoi se një shpërthim u dëgjua në rajonin Dnipro, njoftoi agjencia e lajmeve Ukrinform, duke shtuar se kishte edhe një ndërprerje të energjisë elektrike.
Në Krime nuk u lëshua asnjë paralajmërim, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
Sirenat e alarmit aktivizohen pothuajse çdo ditë për shkak të sulmeve të mundshme që synojnë strukturat civile dhe energjetike.
Shpërthime u dëgjuan gjithashtu edhe në qytetet Rivne, Lviv, Vinnytsia dhe Kovel.