Bota

ULS zbulon një arsenal armësh të YPG/PKK-së në Afrin

TSK dhe ULS vazhdojnë kontrollet e tyre të sigurisë pas pastrimit të rajonit të Afrinit në Siri nga organizata terroriste YPG/PKK në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit"

21.03.2018 - Përdıtësım : 22.03.2018
ULS zbulon një arsenal armësh të YPG/PKK-së në Afrin ( Abdulfettah Hüseyin / AA )

Afrin/Idlib

AFRIN/IDLIB (AA) - BURAK KARACAOĞLU/ÖMER KOPARAN

Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) vazhdojnë kontrollet e tyre të sigurisë pas pastrimit të rajonit të Afrinit në Siri nga organizata terroriste YPG/PKK në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", raporton Anadolu Agency (AA).

TSK dhe ULS të cilët kanë pastruar pothuajse të gjithë rajonin e Afrinit nga terroristët, po vazhdojnë punimet për pastrimin nga mjetet shpërthyese dhe për rikthimin e normalitetit të jetës në rajon.

Në kërkimet e bëra nga ULS në fshatin Mestura rreth 200 metra në afërsi të qendrës së Afrinit, janë sekuestruar një sërë armatimesh të përbëra nga raketa, predha, lëndë shpërthyese artizanale dhe municione të armëve të rënda të cilat u përkisnin terroristëve.

Ndërkohë që në kërkimet e bëra nga luftëtarët e ULS-së, mbështetje të plotë ofron edhe popullata e Afrinit, ku në pamje shihen që civilët janë të integruar me ULS-në në punimet e kërkimeve në fshatin Mestura.

Një nga komandantët e ULS-së, Ebu Xhafer tha se kanë çliruar nga terroristët fshatrat Ajn Haxhar, Mestura dhe Kastal Kishik.

"Në një ndërtesë të cilën PKK-ja e përdorte si bazë kemi konfiskuar municione të armëve të lehta dhe të rënda, raketa Grad, predha mortajash si dhe shpërthyes artizanalë", tha Xhafer.

Um Hasan një nga banoret e fshatit Mestura tërhoqi vëmendjen se PKK-ja i ka mbyllur në bodrum. "Që prej 10 ditësh nuk kemi dalë. Nuk kemi patur asnjë pelenë për fëmijë, qumësht, ujë dhe ushqime. Jemi sëmurë të gjithë", tha ajo.

Ndërsa një tjetër banore Xhemile Abdurrahman tha se që prej 10 ditësh ndodhen në shtëpi dhe se kanë qëndruar në një situatë të keqe dhe në uri".

ULS zbulon një arsenal armësh të YPG/PKK-së në Afrin
Në kërkimet e bëra nga ULS në fshatin Mestura rreth 200 metra në afërsi të qendrës së Afrinit, janë sekuestruar një sërë armatimesh të përbëra nga raketa, predha, lëndë shpërthyese artizanale dhe municione të armëve të rënda të cilat u përkisnin terroristëve. ( Abdulfettah Hüseyin - Anadolu Agency )
21.03.2018 Abdulfettah Hüseyin
1 / 11
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın