KAJRO (AA) - Në operacionet e ndërmarra në rajonin e Sinait Verior të Egjiptit njoftohet se është vrarë një nga drejtuesit e lartë të organizatës 'Vilajeti i Sinait' e cila është betuar për besnikëri ndaj DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, Muhammed Samir në një deklaratë të bërë në llogarinë zyrtare në Facebook ka theksuar se në një operacion të ndërmarrë është vrarë një nga drejtuesit e lartë të organizatës 'Vilajeti i Sinait'.
Samir duke vënë në dukje se forcat e sigurisë pas një informacioni të marrë, një ekip ka rrethuar shtëpinë ku fshihej Shejh Zuvejd drejtuesi i organizatës Selim Sulejman el-Herem ai ka theksuar se "Forcat e sigurisë ndërmorrën një operacion pasi Herem i është përgjijgur me zjarr thirrjeve për tu dorëzuar. Ndërkohë që ka tentuar të shpërthejë një bombë terroristi në fjalë ka mbetur i vrarë".
Organizata 'Ensar Bejt el-Makdis' e njohur për sulmet ndaj ushtrisë egjiptiane me 10 nëntor 2014 iu betua për besnikëri liderit të DAESH dhe 4 ditë më pas njoftoi se kishte ndërruar emrin "Vilajeti i Sina".