Turqia, Ekonomi

Kompania turke nënshkruan marrëveshje 912 milionë dollarëshe me Ministrinë e Mbrojtjes së Rumanisë

"Otokar" do t'i sigurojë Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë 1.059 njësi të mjeteve të blinduara të lehta taktike të njohura si "Cobra II"

Gökhan Ergöçün  | 28.11.2024 - Përdıtësım : 28.11.2024
Kompania turke nënshkruan marrëveshje 912 milionë dollarëshe me Ministrinë e Mbrojtjes së Rumanisë

Istanbul

Kompania turke e automjeteve dhe mbrojtjes "Otokar" ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë "Romtehnica" të Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë për të ofruar automjete ushtarake me vlerë prej afërsisht 912,5 milionë dollarë, raporton Anadolu.

Sipas një njoftimi të kompanisë "Otokar", marrëveshja është nënshkruar dje dhe sipas saj, "Otokar" do t'i sigurojë Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë 1.059 njësi të mjeteve të blinduara të lehta taktike 4x4, të njohura si "Cobra II".

Dorëzimi i 278 automjeteve të para do të bëhet në Türkiye ndërsa pjesa tjetër do të prodhohet në Rumani. Dërgesat janë planifikuar të fillojnë në tremujorin e fundit të vitit 2025 dhe do të përfundojnë në grupe gjatë pesë viteve të ardhshme.

Autoriteti kontraktor e ftoi kompaninë të negociojë më 4 tetor, pas përfundimit të vlerësimit teknik, testeve në terren dhe proceseve të vlerësimit komercial. Më shumë se 20 përdorues në 13 vende aktualisht po përdorin automjetin e blinduar taktik "Cobra II" 4x4, thuhet në deklaratë.

"Otokar" ka furnizuar me automjete ushtarake NATO-n dhe OKB-në që nga vitet 1980.

"Cobra II", e cila iu shtua linjës së produkteve të kompanisë në vitin 2013, është projektuar dhe prodhuar në më shumë se 30 versione të ndryshme, në përputhje me kërkesat dhe nevojat.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın