Gökhan Ergöçün
25 Janar 2022•Përditësim: 26 Janar 2022
Ekonomia e Koresë së Jugut është rritur me 4 për qind në vitin 2021 në nivel vjetor, që është shkalla më e madhe e rritjes së produktit të brendshëm bruto (PBB) që nga viti 2010, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shifrave të Bankës së Koresë, PBB-ja e vendit u rrit me 4,1 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2021 në nivel vjetor.
Gjatë vitit, PBB-ja u rrit me 1,9 për qind në tremujorin e parë, 6 për qind dhe 4 për qind në tremujorin e dytë dhe të tretë, kundrejt të njëjtit tremujor në vitin 2020.
Ekonomia e vendit u tkurr me 0,9 për qind në vitin 2020.
Duke cituar shifrat e vitit 2021, banka tha: "Në anën e shpenzimeve, rritja e investimeve në objekte dhe konsum të qeverisë vazhdoi, ndërsa konsumi privat dhe eksportet dolën pozitive".
"Në anën e prodhimit, ndërkohë që rënia në ndërtim ishte e qëndrueshme, prodhimi dhe shërbimet u kthyen në rritje", shtoi banka.