Ekonomi

Turqi, 511 milionë dollarë investime të huaja në muajin shkurt

Në Turqi janë themeluar gjithsej 651 kompani të reja të mbështetura nga jashtë, përderisa nëntë kompani të tjera vendase kanë përfituar nga pjesëmarrësit e huaj në muajin e dytë të vitit

Muhammed Ali Gürtaş  | 25.04.2018 - Përdıtësım : 26.04.2018
Turqi, 511 milionë dollarë investime të huaja në muajin shkurt

Ankara

ANKARA (AA) – Turqia ka pranuar 511 milionë dollarë në investime direkte neto ndërkombëtare në muajin shkurt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Ekonomisë e Turqisë bëri të ditur se në muajin shkurt, shuma e investimeve të huaja direkte neto (FDI) u rrit rreth 12 për qind nga viti në vit, nga 457 milionë dollarë në të njëjtin muaj të vitit 2017, përderisa shuma ishte në 602 milionë dollarë në muajin e parë të këtij viti.

Në kushtet e investimeve kapitale, përbërësi kryesor i investimeve të drejtpërdrejta jashtë shtetit, hyrja e drejtpërdrejt në Turqi ishte 280 milionë dollarë, prej të cilët 71,4 për qind ka ardhur nga Bashkimi Evropian (BE).

Hyrjet e drejtpërdrejta kapitale nga vendet e BE-së u rritën me 40,8 për qind nga muaji në muaj, me Holandën, Austrinë dhe Gjermaninë, si tre burimet kryesore të hyrjeve kapitale.

“Në muajin shkurt, 98 milionë dollarë të kapitalit të përgjithshëm ishin në sektorin e prodhimit”, tha ministria turke, duke u ndjekur nga sektori i hoteleve dhe restoranteve me 80 milionë dollarë, si dhe nga sektori i transportit dhe komunikimit me 44 milionë dollarë.

Të dhënat zyrtare treguan se në Turqi janë themeluar gjithsej 651 kompani të reja të mbështetura nga jashtë, përfshirë tetë zyra të degëve, përderisa nëntë kompani të tjera vendase kanë përfituar nga pjesëmarrësit e huaj në muajin e dytë të vitit.

Që nga shkurti, 60.280 kompani me kapital ndërkombëtar kanë operuar në Turqi, 37,7 për qind e të cilave janë të lidhur me shtetet anëtare të BE-së.

Gati 23.000 nga këto kompani operojnë në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shumicë. Sektorë të tjerë të rëndësishëm janë qiraja e pasurive të paluajtshme dhe aktivitetet e biznesit me 9.783 firma, ndërsa prodhimtaritë me 7.115 kompani.

Shifrat zyrtare poashtu treguan se Ministria e Ekonomisë në muajin shkurt lëshoi 16 certifikata stimuluese për projektet e investimeve të investitorëve ndërkombëtarë.

Ministria turke tha se vlera e investimeve të këtyre projekteve të certifikuara, brenda kuadrit të legjislacionit të FDI-së dhe reagimit të stimujve, arriti në 4.76 miliardë dollarë në muajin shkurt.

Vitin e kaluar, Turqia tërhoqi 10.93 miliardë dollarë në investime të drejtpërdrejta neto ndërkombëtare, prej të cilave 7.44 miliardë dollarë ishin hyrje në investimet e kapitalit dhe 339 certifikata stimuluese për projekte me vlerë 25.6 miliardë dollarë u lëshuan nga Ministria e Ekonomisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.