Turqia

“Sistemi i ri i qeverisjes forcon sistemin politik të Turqisë”

Yıldırım: Me sistemin presidencial të qeverisjes së shtetit bëjmë hap të ri i cili do të përforcojë sistemin tonë politik. Me zgjedhjet e 24 qershorit do të fitojmë parlament të fuqishëm dhe pushtet ekzekutiv të fuqishëm

Burcu Çalık  | 21.04.2018 - Përdıtësım : 22.04.2018
“Sistemi i ri i qeverisjes forcon sistemin politik të Turqisë”

Ankara

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha sot në Ankara se vendosja e sistemit presidencial të qeverisjes do ta forcojë sistemin politik në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA). 

Yıldırım foli në kongresin e asociacionit të të rinjve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ndërsa me këtë rast u përqendrua në zhvillimet aktuale në këtë vend. 

“Me sistemin presidencial të qeverisjes së shtetit bëjmë hap të ri i cili do të përforcojë sistemin tonë politik. Me zgjedhjet e 24 qershorit do të fitojmë parlament të fuqishëm dhe pushtet ekzekutiv të fuqishëm, për më tepër, një sistem i kontrollit të balancuar lidhet me shtetin demokratik dhe ligjor”, theksoi Yıldırım.

Kryeministri turk rikujtoi se referendumi më 16 prill të vitit 2017 në Turqi ka qenë kthesë në historinë politikë të vendit, ndërsa me këtë populli turk bëri një vendim historik.

“Populli turk la sistemin parlamentar, i cili u konfirmua se nuk ishte mjaft i fortë për Turqinë për ta çuar në të ardhmen, dhe pranoi sistemin presidencial të qeverisjes së shtetit. Ne falënderojmë popullin tonë për këtë vendim”, tha Yıldırım.

Ai shtoi se populli turk me këtë vendim dëshiroi të vendos nën garanci demokracinë e vet.

“Populli porositi 'stabilitet në qeverisje, stabilitet në ekonomi, tha 'qeverisje të fuqishme, Turqi të fuqishme'. Gjatë sistemit parlamentar disa në mënyrë konstante tentonin ta vënë nën trysni vullnetin e popullit. Ndonjëherë në mënyrë direkte, ndonjëherë në mënyrë indirekte intervenonin. Në mënyrë konstante tentonin të cenonin stabilitetin e pushtetit. Brenda një nate kanë shkatërruar ekonominë shtetërore. Farën e ndarjes e mbollëm në mesin e popullit tonë. Ne kundër të gjithë kësaj është dashur fuqishëm dhe me vendosmëri të luftojmë”, theksoi Yıldırım.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın