Turqia

Akar: Kam harxhuar tërë energjinë për t'i dhënë fund tentativës për puç

Gjenerali Akar ka dëshmuar në cilësinë e "pjesëmarrësit" në lëndën gjyqsore "çati", në lidhje me ngjarjet në Shtabin e Përgjithshëm gjatë tentativës së grushtit të shtetit nga organizata terroriste FETO

Zafer Fatih Beyaz, Barış Kılıç  | 23.03.2018 - Përdıtësım : 23.03.2018
Akar: Kam harxhuar tërë energjinë për t'i dhënë fund tentativës për puç

Ankara

ANKARA (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Hulusi Akar, tha se ka dhënë përpjekje maksimale për t'i dhënë fund tentativës së përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali Akar ka dëshmuar në cilësinë e "pjesëmarrësit" në lëndën gjyqsore "çati", në lidhje me ngjarjet në Shtabin e Përgjithshëm gjatë tentativës së grushtit të shtetit nga organizata terroriste FETO.

"Tentativa e grushtit të shtetit më 15 korrik nuk është kryer vetëm kundër personalitetit tim, por është kryer në thelb kundër shtetit të Turqisë, kundër qeverisë dhe popullit", ka thënë Akar në deklaratën e tij në gjykatën e krimeve të rënda nga Ankara.

"Menjëherë sapo jam informuar për këtë tentativë, nuk më ka kaluar nëpër mendje asnjë mendim personal përveçse vendi dhe populli im. Kam harxhuar të gjithë kohën dhe energjinë time për t'i dhënë fund tentativës së përgjakshme të grushtit të shtetit. Në këtë proces, ashtu sikurse nuk kam pasur ndonjë shqetësim në lidhje me personalitetin tim, gjithashtu nuk kam pasur as edhe ndonjë mendim apo përpjekje për të mbrojtur veten", është shprehur Akar.

Ndër të tjera, ai ka konfirmuar vlefshmërinë e deklaratës prej gjashtë faqesh që ka dhënë përpara prokurorit më 18-19 korrik të vitit 2016, duke njoftuar se ai si ankues kërkon ndëshkim për të akuzuarit.

"Ankohem për çdo person një nga një të cilët janë përfshirë në këtë strukturë të organizatës terroriste tradhtare dhe të cilët kanë shkaktuar një dëm të kësajë shkalle ndaj personalitetit tim, popullit tim, kolegëve, anëtarëve të policisë, institucioneve të shtetit, historisë turke dhe qytetërimit tonë", ka theksuar Akar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın