Turqia

Erdoğan bisedë telefonike me homologun amerikan Trump

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se në bisedën telefonike Erdoğan-Trump është konfirmuar rëndësia e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve

Sinan Uslu  | 22.03.2018 - Përdıtësım : 23.03.2018
Erdoğan bisedë telefonike me homologun amerikan Trump

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se në bisedën telefonike Erdoğan-Trump është konfirmuar rëndësia e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

"U konfirmua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, që janë aleate të NATO-s dhe partnerë strategjikë", tha Kalın në një njoftim me shkrim në lidhje me bisedën telefonike.

"Dy liderët ngelën dakord për vazhdimin e hapave të hedhur për bashkëpunim më të afërt përballë sprovave të përbashkëta strategjike dhe tejkailimin e shqetësimeve që kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet dypalëshe", ka shtuar Kalın.

Më herët, Kalın njoftoi për AA se dy liderët biseduan për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın